Pogba konfirmon tërthorazi largimin nga Unitedi në verë, lë hapur derën e rikthimit te Juventusi

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba e ka lënë derën hapur për t’u kthyer në Juventus pasi ta përfundojë kontratën me klubin anglez.

 

Pogba është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Old Trafford dhe mbetet jashtë kontratës në muajin qershor.

Situata e tij ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas lojtarit, por francezi më së shumti është lidhur me një rikthim te Juventusi.

Pas fitores së Francës më rezultat 3-2 ndaj Belgjikës në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, Pogba është pyetur për të ardhmen.

Megjithatë, ai veçse i ka shtuar benzinë zjarrit, pasi nuk ia ka mbyllur derën një rikthimi te Juventusi.

“Unë gjithmonë flas me lojtarët e Juves. Jam në Mançester, më ka mbetur edhe një vit te Manchester United dhe pastaj do të shohim”.

“Dua të bëj mirë për sa kohë që jam në Mançester dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Pogba duke lënë të hapur mundësitë e të ardhmes.

Ndryshe, rikthimin e Pogbas në Torino e presin me entuziazëm edhe lojtarit e Juves, ndër ta edhe Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado.

Related posts

Neuer, Jota, Rudiger: Formacioni i të dështuarve në Euro 2020 bazuar në statistika

D V

Federata botërore e xhudos vlerëson Erza Muminoviq për medaljen në Kampionatin Botëror

D V

Feronikeli merr fitoren e dytë, mposht Dukagjinin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More