Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pogba mbronë Ibrahimoviçin: Ai është i fundit që do të mendonte për racizëm

Pak ditë më parë është zhvilluar derbi i madh italian ndërmjet Interit dhe Milanit, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë (2:1), shkruan “Zeri.info”

Përballja e zhvilluar në “San Siro” është karakterizuar me rivalitet dhe luftë të madhe e ku nuk munguan as zënkat mes futbollistëve.

Një e tillë ishte kah fundi i pjesës së parë mes dy sulmuesve kryesor, Romelo Lukakut dhe Zlatan Ibrahimoviqit.

Madje, për këtë të fundit u raportua se kishte fyer belgun në baza racore dhe për këtë kishte marrë shumë kritika.

Në mbrojtje të suedezit i ka dalë mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Francezi përmes llogarisë së tij në “Twitter”, ka shkruar se Ibrahimoviqi është personi i fundit që ta kishte menduar si racist.

“Zlatan … racist?. Ai më do shumë, prandaj është personi i fundit që do ta mendoja si racist! Mos bëni shaka me atë!”, ka shkruar Pogba në “Twitter”

Ndryshe, Interi u kualifikua në gjysmëfinale aty ku do të takohet me Juventusin

Postime të ngjashme

Milani mund të përdorë klauzolën e Pessinas për të transferuar Ilicicin

D V

“Nga hero në zero”, kështu vlerësohet paraqitja e Baillyt në eliminimin e Bregut të Fildishtë nga Spanja nga Lojërat Olimpike

D V

Faqja e UEFA-s reklamon ‘Arenën Kombëtare’, pyet tifozët nëse e din ku gjendet ky stadium që do ta organizojë finalen e Ligës së Konferencës

D V

Depay shënon supergol ndaj Stuttgartit

D V

Arbër Zeneli i pafat, këput përsëri ligamentet dhe pritet të mungojë shumë gjatë

D V

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...