Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Paul Pobga nuk është ende gati për Manchester United. Mesfushori francez pas dëmtimit të pësuar 20 ditë më parë kundër skuadrës angleze Everton,do t’i duhet të qëndroj edhe për disa javë të tjera jashtë fushës së lojës.Ky lajm është konfirmuar nga vetë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer.

27-vjecari ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të “Djajëve të Kuq” dhe gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm as në supersfidën ndaj Chelsea-it që do të luhet këtë fundjavë në Stamfortd Bridge. Megjithatë trajneri norvegjez mund të rikuperojë Edinson Cavani, Scott Mc Tominay dhe Donny van de Beek duke shpresuar që këta tre të fundit të jenë të gatshëm për sfidën ndaj skuadrës së Thomas Tuchel..

Manchester United,mbrëmjen e të enjtes siguroi kalimin për raundin e 1/8 të Europa League pasi eliminoi spanjollët e Real Sociedad, ndërsa në kampionat aktualisht pozicionohet në vendin e dytë me 10 pikë më pak se kryesuesit e Manchester CIty-t. Në 5 javët e fundit të Premier League Djajtë e Kuq kanë grumbulluar 9 pikë, duke koleksionuar 2 fitore dhe 3 barazime përfshirë edhe atë sukses historik me shifrat 9-0 ndaj Southampton.

Postime të ngjashme

NBA/ Curry parakalon legjendën Chamberlain, bien Lakers

Z H

Man Utd dhe Juventus konsiderojnë shkëmbimin Pogba – Ronaldo

Z H

Mbrojtësi i Bajernit beson në përmbysje të rezultatit në Paris

Z H

E ardhmja e Antonio Contes e pasigurtë

Z H

Plani “djallëzor” i Perezit për të fituar zgjedhjet te Reali

Z H

Camavinga tek Reali, çështje kohe

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...