Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pogba: Nuk është e lehtë të luash për Man.Utd

Pogba ka thënë se të luash për Manchester United është shumë e vështirë.

Paul Pogba ka paralajmëruar Manchester United se do të vazhdojnë ‘rënien’ e tyre në qoftë se nuk fitojnë duelet e mëdha, njësoj sikurse ndeshja e fundit ndaj Manchester City.

Djajtë e Kuq janë eliminuar nga Citizens në Carabao Cup dhe si rezultat i kësaj, menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka humbur të gjitha gjysmëfinalet që ka marrë pjesë me Man United.

Francezi ka treguar se është shumë e vështirë për të luajtur në këtë klub. “Është e vështirë dhe do të jetë kështu, ju duhet të mësoni nga ndeshja në ndeshje. Do të na ndihmojë të shkojmë përpara dhe të bëhemi më mirë”, u shpreh Pogba.

“As futbolli e as të luash për Man United nuk është e lehtë, nuk do të jetë kurrë e lehtë, por pikërisht kjo e bën fitoren më të bukur kur kalojmë një kohë të vështirë”, tha ai.

Për fund, Pogba tha që ata duan të marrin vetëm gjërat e mëdha dhe të luftojnë për trofe.

Rikujtim që Manchester United gjenden në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Liverpoolin.

Postime të ngjashme

Harry Kane nuk rikthehet te Tottenhami derisa t’i garantohet largimi

D V

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea, Udinese shfaq interesim serioz

D V

Koeman me mesazh të qartë për Umtitin dhe Braithwaite

D V

Pritje spektakolare e Buffonit në debutimin e tij të dytë te Parma si 43 vjeçar

D V

Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

D V

Barcelona në pozitë ideale për transferimin e Saul

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...