Polenta ose kaçamak me vezë dhe proshutë derri

Përbërësit për 2 persona: 1 filxhan çaji miell misri, 4 filxhan ujë, djathë Parmigiano, 1 lugë gjelle djathë gongorzola, 1 lugë gjelle gjalpë, 2 vezë, proshutë derri e tymosur (speck), kopër, kripë, vaj ulliri, piper dhe fara speci djegës (sipas dëshirës) ⠀

Përgatitja: Vendosim ujin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë. Pasi ka uji ka vluar, ulim temperatirën e vatrës dhe hedhim pak kripë. Shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë gjatë gjithë kohës. Pasi shohim që polenta fillon të trashet, shtojmë djathrat dhe vazhdojmë e përziejmë. Në një tigan hedhim pak vaj dhe skuqim vezët me speck-un (proshutën e derrit). Vezët i largojmë në një pjatë që e verdha mos të skuqet, ndërsa proshuta duhet të jetë sa më krokante. Në një pjatë shtojmë polentën, vezën sipër, speck-un, piper, farat djegëse dhe pak kopër. Sipër shtoni pak nga yndyra e speck. Ju bëftë mirë!

 

Related posts

Receta e çajit të mollës që pijnë motrat Kardashian çdo mëngjes në verë

D V

Tortë suedeze: Ëmbëlsira më e shijshme e bardhë që do ta provoni ndonjëherë!

D V

Akullore shtëpie me qumësht dhe copëza çokollate

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com