Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Policë të Tetovës evakuuan një familje të bllokuar në Kodrën e Diellit

Tetovë, 26 janar – Një familje me dy fëmijë të mitur të cilët u bllokuan në Kodrën e Diellit për shkak të stuhive të dëborës në rrugë gjatë fundjavës u evakuuan nga policia e Tetovës, dhe më pas me një automjet të SPB Tetovës u dërguan në shtëpinë e tyre në Shkup. Policia u angazhua pasi burri dhe babai i fëmijëve 35-vjeçar kërkoi ndihmë me telefon pasi nuk kishin energji elektrike ose ushqim në vilë, informon Zhurnal.mk

“Dje rreth orës 12:40 pasdite, B.A. (35) nga Shkupi denoncoi në SPB të Tetovës se për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ishte shkëputur qasja për në vilën e tij në Kodrën e Diellit, ku ishin gruaja e tij dhe dy fëmijët e mitur dhe se për shkak të kësaj ata nuk ishin në gjendje të dalin dhe të shkojnë në Shkup. B.A gjithashtu tha se ata nuk kishin energji elektrike në vilë dhe se nuk kishin më rezerva të ushqimit dhe ngrohjes. Menjëherë pas raportit, oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë, Kodra e Diellit u drejtuan për në shtëpinë e fundjavës për t’i evakuuar personat dhe ndërkohë, në koordinim me vetëqeverisjen lokale, u bë mekanizimi i nevojshëm për të thyer rrugën, pas së cilës personat me automjet të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, u transferuan në shtëpinë e tyre në Shkup”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Natën midis të dielës dhe të hënës, për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të mëdha të borës, ishte e bllokuar vendbanimi me shtëpitë në Kodrën e Diellit. Rreth mesnatës, kishte ndërprerje edhe të energjisë elektrike.

“Mekanizimi e pastroi rrugën deri në orën 21 të ditës së djeshme dhe këtë mëngjes puna rifilloi. Rruga është pothuajse e pastruar, por mbrëmë ra dëborë dhe për fat të mirë nuk ka erë”, tha Havzi Rizvani, kryetari i bashkësisë lokale dhe shoqatës së qytetarëve të pronarëve të shtëpive të fundjavës në Kodrën e Diellit. Në vendpushimin dimëror, ka rreth 650 objekte. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Arrestohet një shtetas shqiptar për vënie të zjarrit pyjor në rrethinën e Gostivarit

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...