Policët gjermanë të pakënaqur me veturat elektrike me të cilat patrullojnë: Shumë shpesh janë në karikues

nga D. V.

Në shtetin federal gjerman të Baden-Württemberg, policia duhet të ndjekë kriminelët sa më neutralë ndaj klimës – me automjete elektrike.

Por, sipas pohimeve të Sindikatës së Policisë Gjermane, shpeshherë u mbeten pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

A kërcënohet siguria e qytetarëve nga veturat patrulluese elektrike? Apo problemi është edhe më i madh – se automjetet thjesht qëndrojnë në pikat e mbushjes në vend që të jenë në terren?

Pengesa kryesore është flota e re e automjeteve elektrike, e prezantuar nga ministri i brendshëm provincial Thomas Strobl (CDU).

Kur u prezantuan korrikun e kaluar, ato u promovuan si një “investim në sigurinë dhe mbrojtjen e klimës”. Janë në përdorim gjithsej 136 automjete Audi Q4 e-tron 45 Quattro, të shpërndara në 145 komisariate në të gjithë krahinën.

Megjithatë, sipas Ralf Kusterer (62), president i Sindikatës së Policisë Gjermane, realiteti është larg idealit: “Ndodh që automjetet elektrike të karikohen në stacion gjatë natës dhe bateritë e tyre mbarojnë tashmë gjatë ndërrimit të ditës”.

Rezultati? Ndërhyrjet e policisë duhet të ndalen dhe oficerët e patrullës kalojnë më shumë kohë në pikat e mbushëse sesa ndjekin kriminelët, shkruan Bild.

Gazeta mësoi gjithashtu përmbajtjen e përgjigjes së Ministrisë së Brendshme provinciale ndaj pyetjes së Julia Goll, përfaqësuese e Partisë Demokratike të Lirisë (FDP) në parlamentin e Baden-Württemberg.

Aty thuhet: “Kur automjetet e policisë janë në pikat mbushëse, oficerët mund të përdorin telefonat e tyre celularë zyrtarë për detyra kërkimore ose administrative”.

Sindikalisti Kusterer kritikon ashpër një qasje të tillë: “Në realitet, ndërsa dy policë janë ulur në një makinë, ata po dëgjojnë kolegët e tyre duke bërë thirrje për ndihmë përmes radios – dhe ata janë të ngecur në një pikë mbushëse”.

Një problem tjetër: nuk ka statistika se sa herë një bateri e zbrazur e veturës e pengoi policinë të ndërhynte.

Ministria konfirmoi se zyrtarisht nuk ka të dhëna të tilla, megjithëse oficerët e policisë pritet të raportojnë kur automjeti i tyre mbetet me pak bateri për të vazhduar punën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More