Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Policët ndër të parët do të vaksinohen me vaksinat që priten të arrijnë të dielën

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Ministrat për punë të brendshme dhe i shëndetësisë, Oliver Spasovski e Venko Filipçe, sot kanë realizuar një takim pune, e ku janë dakorduar se me vaksinat që do të arrijnë në vendin tonë, prioritet për t’u vaksinuar do të kenë zyrtarët policorë, informon Zhurnal.

Qëllimi i takimit ishte i precizuar në terminet dhe procedurës për fillim të vaksinimit të zyrtarëve policorë, veçanërisht atyre që janë direkisht të përfshirë në luftën kundër përhapjes së virusit korona.

Nga ana e ministrit Filipçe u konfirmua se vaksinimi vazhdon sipas planit nacional për vaksinim të grupeve me prioritet, ndërsa në këtë fazë fillon vaksinimi i qytetarëve më të vjetër.

Duke patur parasysh gjendjen epidemiologjike në vend, në takim u konfirmua nevoja për vaksinim me prioritet të zyrtarëve policorë. Më tej, ministri Spasovski potencoi se MPB është e përgatitur që me logjistikat e veta, kapacitetet mjekësore infrastrukturore të mer pjesë në realizimin e këtij procesi.

Në takim, mes tjerash, u theksua dhe nevoja e një takimi të përbashkët me liderët fetar në vend, në prag të festave të Ramazanit dhe pashkëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Organet hetuese do të zbardhin si është bërë furnizimi me librat shkollorë

Bekim Laçi

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...