Policët “Tigrat” në stërvitje taktike në Ohër

Ohër, 11 shtator – Pjesëtarët e Njësisë speciale antiterroriste “Tigrat” prej sot e deri në pesë ditët e ardhshme do të mbajnë aktivitete stërvitore taktike tek Kanali studentor në Ohër.

 

Sipas kumtesës së policisë, aktivitetet e stërvitjes do të zhvillohen në zonën e policisë liqenore në Ohër, dhe gjatë stërvitjeve taktike, të cilat do të realizohen në periudha të ndryshme të ditës, do të përdoren municione manovruese.

Gjatë stërvitjeve, do të merren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, për shkak të të cilave, qytetarët luten për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve të nëpunësve policorë. 

Related posts

Kompani nga Maqedonia, me asnjë të punësuar, kanë qarkulluar mbi 150 milionë euro në vitin 2020

D V

Isaku: Ditë e suksesshme për përforcimin e rolit të gruas në shoqëri

D V

Koment / VMRO ofendon shqiptarët e Butelit, garon me kumbarën e Johan Tarçullovskit!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com