Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Një video e re dramatike tregon momentin kur një polic i Michiganit qëllon dhe e vret një grua 19-vjeçare në një paradë të Juneteenth – dhe pastaj fillon të qajë.

Autoritetet thanë se gruaja, Briana Sykes shkoi me veturë drejt policit, i cili ishte në detyrë gjatë paradës dhe qëlloi atë.

Oficeri pa emër shihet në pamjet teksa i bërtet Sykesit të hedhë armën para se të qëllojë drejt veturës. Policia u përpoq të ringjallte Sykes në vendngjarje, por pa rezultat gjersa polici ra për tokle filloi të qajë.

Sykes u dërgua në një spital lokal dhe më pas u shpall e vdekur, thanë autoritetet. Policia e Shtetit të Michiganit po heton të shtënat, por tha se dëshmitarët dhe policët e tjerë në vendngjarje konfirmuan se Sykes qëlloi e para dhe refuzoi të dorëzohet.

Motra e gruas së vdekur tha se ajo nuk e fajëson oficerin – dhe në fakt, ndihet keq për të.

“Ndihem e tmerrshme për oficerin që e bëri atë dhe nuk jam i mërzitur me të ose me dikë tjetër”, tha Nala McCracklin. Kjo e fundit deklaroi se i dashuri i motrës së saj u vra në një të shtënë me armë vetëm tre ditë më parë – por tha se nuk përfshinte policinë. 

Postime të ngjashme

Izraeli fajëson Iranin për sulmin ndaj një cisterne të naftës

D V

Disa të vrarë në një sulm gjatë një funerali në Irak

D V

CDC: Delta ka ndryshuar luftën ndaj koronavirusit

D V

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

D V

Disa persona të vdekur nga vërshimet në Bangladesh

D V

Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...