Policia arreston dhjetëra anëtarë të dyshuar të mafias

nga Xh M

Dhjetëra anëtarë të dyshuar të mafias janë arrestuar, në një goditje të madhe kundër krimit të organizuar në Itali, tha sot policia italiane.

Forca policore e Karabinierëve tha se ”59 persona u ndaluan pas kontrolleve të fokusuara te grupi ‘Ndrangheta’, i cili është kryesisht aktiv në rajonin jugor të Kalabrisë”.

Të arrestuarit akuzohen për veprimtari të ndryshme kriminale, përfshirë trafik droge dhe armësh, zhvatje dhe sulm.

Të dyshuar të shumtë ishin nga qyteti i Lamezia Terme në provincën e Catanzaros.

Shumica u burgosën, ndërsa disa u vendosën në arrest shtëpiak.

Autoritetet italiane janë duke luftuar me krimin e organizuar në vend për dekada.

”Ndrangheta” është një nga shumë organizatat mafioze me lidhje me rrjetet kriminale ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More