Policia dhe prindërit patrullojnë bashkë

nga Xh M

Organizatorët sqarojnë se patrullat e përziera, nëpërmjet një aksioni të gjerë shoqëror duhet të përforcojnë marrëdhënien e partneritetit mes policisë dhe qytetarëve me qëllim që të rritet siguria, të zvogëlohen mundësitë për incidente ku dëfrehen të rinjtë, si dhe të rritet vetëdija e tyre shoqërore

Dibër, 6 gusht – Bashkëpunimi mes policisë, prindërve si dhe institucioneve lokale, arsimore dhe sociale, kur është në pyetje jeta e natës e të rinjve në Dibër, jep rezultate shumë pozitive. Ky bashkëpunim është tejet i nevojshëm dhe jeta e rinisë gjatë natës është shumë më e sigurt në të gjithë sferat. Kjo mes tjerësh u vlerësua edhe gjatë aktivitetit që u realizua në qytetin e Dibrës këto ditë në kuadër të projektit preventiv “Patrulla të përziera policore dhe prindërore”. Aktiviteti me sukses u realizua edhe këtë vit thonë organizatorët, dhe u pa se bashkëpunimi mes policisë dhe prindërve është shumë i nevojshëm. Disa nga pjesëmarrësit potencojnë se aktivitetet në fjalë duhet të jenë më të shpeshta.

Patrulla të përziera të SPB-Ohër në bashkëpunim me Organin të brendshëm në Dibër, përfaqësues të Këshillave të prindërve në shkollat fillore, të sektorit të arsimit pranë Komunës Dibër dhe Qendrës për Punë Sociale në orët e mbrëmjes vizituan objekte shërbyese, siç janë kafeteri, restorante si dhe klube ku faktikisht grumbullohet pjesa dërmuese e të rinjve në orët e natës dhe nga së afërmi faktikisht u informuan për mënyrën e rekreimit në këta objekte. Sipas zëdhënësit të SPB-Ohër që mbulon aktivitetet edhe në Dibër, Stefan Dimovski, qëllimi i fushatës është që prindërit të informohen se si të rinjtë në qytet zbaviten në orët e natës, cilët janë kushtet në të cilët qëndrojnë ata, cilët objekte ata i vizitojnë dhe cilët probleme ndoshta hasin gjatë qëndrimit në objektet. Poashtu merret parasysh edhe mënyra e aktiviteteve të punëtorëve policorë gjatë veprimeve ligjore të tyre. Në bisedë me disa nga prindërit që morën pjesë në këtë aktivitet preventiv thanë se fushata preventive me patrulla të përziera është shumë e nevojshme. Një nga prindërit i cili deshi të mbetej anonim, tha se tani e ka shumë më qartë se ku kalojnë djali dhe vajza e tij orët e natës.

“Besoj se këta aktivitete janë preventive dhe se ata duhet të jenë më të shpeshta. Duam ne si prind të dijë në detaje edhe kushtet ku ata qëndrojnë, pastaj duam të dimë se a shërbehet alkool për të rinjtë dhe deri në sam moshë, por edhe ndoshta ka edhe rreziqe nga përdorimi i drogës. Fëmijët e mi nuk përdorin lëndë narkotike, por gjithmonë kam shqetësime si prind mos vallë ndokush ua imponon në mënyra të ndryshme”, thotë një nga prindërit pjesëmarrës në këtë aktivitet preventiv. Tani kure si prindër kemi një kontroll tek fëmijët, e dimë edhe ne si veprojmë, thonë prindërit.

Organizatorët sqarojnë se patrullat e përziera, nëpërmjet një aksioni të gjerë shoqëror duhet të përforcojnë marrëdhënien e partneritetit mes policisë dhe qytetarëve me qëllim që të rritet siguria, të zvogëlohen mundësitë për incidente ku dëfrehen të rinjtë, si dhe të rritet vetëdija e tyre shoqërore. Normalisht në këtë drejtim të rinjtë do të respektojnë tërësisht edhe normal ligjore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen të rendit publik dhe paqes. Gjatë realizimit të këtij aktiviteti në Dibër pati një mbrëmje të qetë, me plot të rinj në objektet shërbyese ku nuk u evidentuan raste antiligjore, na thanë disa nga pjesëmarrësit në patrullat e përziera. Por sipas tyre nevojitet që këta aktivitete preventive të jenë më të shpeshta, e jo vetëm kur në Dibër ka shumë të rinj nga diaspora. (koha.mk)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More