Policia dhe prokuroria kroate nisin hetimet lidhur me aksidentin tragjik në Sllavonski Brod

Në një autostradë në Sllavonski Brod të Kroacisë, dje ndodhi një aksident trafiku i një autobusi me pasagjerë nga Kosova, ku si pasojë humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan.

 

Autobusi me targa të Kosovës, brenda të cilit ishin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga rruga – ku si pasojë humbën jetën nëntë pasagjerë dhe një shofer.

Mbi 40 tjerë janë lënduar, e disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në anën tjetër, policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet dhe rrethanat e aksidentit.

Shoferi i autobusit ka pranuar gjatë intervistimit në policinë kroate, se e kishte zënë gjumi, ndërsa më vonë u raportua se ai është arrestuar.

Siç raportojnë mediat kroate, disa prej pasagjerëve që kanë pësuar lëndime më të lehta, do të duhej që sot të liroheshin nga spitali i Brodit.

“Sot planifikojmë të lirojmë disa prej pasagjerëve që kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë mjeku kroat Josip Samargjiq.

Related posts

Detaje nga zjarri në Zonën Industriale, nëntë depo u përfshinë nga flakët, dy persona pësuan djegie

D V

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

D V

Nga Spitali i Gjakovës tregojnë për gjendjen shëndetësore të fëmijës që u dërgua nga Deçani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com