Agjencia Zhurnal.mk

Policia e Dubait përdor helmeta që ‘’mund të zbulojnë koronavirusin’’

Policia e Dubait është duke përdorur helmeta të pajisura me teknologji termike në mënyrë që të zbulojnë temperaturën e njerëzve që janë duke e përdorur transportin publik. 

Një video e postuar online nga Qeveria e Dubait më 14 prill ka shfaqur personelin e sigurimit të transportit policor me helmeta.

Obaid al-Hathboor, drejtori i departamentit të sigurisë së transportit në polici, ka thënë që helmetat e matin temperaturën e njerëzve me efikasitet të lartë dhe se ato kanë teknologji të inteligjencës artificiale, si njohja e fytyrës dhe teknologji të leximit të numrave të makinave. 

Ky njoftim vjen një dite pas që drejtori i shërbimeve të ambulancës, Khalifa bin Dray deklaroi që infermierët do të jenë të pajisur me helmeta të mençura për t’i dalluar njerëzit me koronavirus.

Ai gjithashtu ka thënë se helmeta do të rrisë sigurinë mes infermierëve duke e marrë parasysh që ata janë pika e parë e kontaktit me njerëzit të cilët kanë koronavirus, raporton The telegraph, transmeton Koha.

Me 4 prill Emiratet e Bashkuara, imponuan një mbyllje dyjavore, duke i lejuar vetëm supermarketet dhe farmacitë të punojnë. 

Emiratet e Bashkuara, deri tani kanë regjistruar më shumë se 4,500 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 25 vdekje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...