Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Policia e Durrësit në aksion, arreston 4 persona. Nga plagosja tek vjedhja, ja veprat penale për të cilat akuzohen

Policia e Durrësit lajmëron se ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një i ri, i akuzuar për plagosje. Ndërsa, në pranga ka rënë edhe një shtetas, që akuzohet se ka vjedhur një motor.

Njoftimi i policisë:    

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasit D. S., 18 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.03.2021, shtetasi D. S. i ka vjedhur motorin shtetasit Sh. S. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMË”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Dafina Vidishiqi

Ajrovskit nga Prilepi iu shqiptua masa e paraburgimit pasi në kamionin që po voziste u zbuluan 324 kilogramë kokainë

Dafina Vidishiqi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Klinë

Dafina Vidishiqi

Në Shkup sanksionohen 247 shoferë, 106 për drejtim të shpejtë të automjetit

Zekirija Haxhiu

Aksident trafiku, rrokulliset kamioni në afërsi të Strazhës

R Zh

Ky është shoferi i kamionit nga RMV, ku u sekuestruan 300 kg kokainë në Durrës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...