Policia e kërkonpër mashtrim, më 2023 ishte arratis nga burgu dhe kishte kanosur një polic

nga Xh M

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit Nafi Abdiovski, i cili po kërkohet për veprën mashtrim.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar që është identifikuar: – ABDIOVSKI NAFI, kërkohet për përfshirje veprën mashtrim”, është kërkesa e Policisë së Kosovës.

Abdiovski është kërkuar nga policia e Kosovës edhe në shtatot të vitit 2024, pasi kishte kërcënuar Policinë e Kosovës pasi ishte arratisur, i njëjti edhe në atë kohë kërkohej për veprën mashtrim.

Në shtator të vitit të kaluar, dyshohet se Abdiovski kishte telefonuar një zyrtar policor në Podujevë që po e hetonte rastin e tij dhe të njëjtin e ka kanosur për shkak të hetimit.

Ndërkaq, i njëjti i dyshuar ishte arratisur nga burgu i Idrizovës në janar të vitit 2023. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut në atë kohë kishte njoftuar se N.A kishte vuajtur dënimin me burg prej 8 muajsh në Burgun e Shkupit për kryerjen e veprës penale mashtrim.

Abdioski u arrestua fillimisht në shkurt të vitit 2020, siç u raportua në atë kohë, sepse ai tashmë ishte dënuar me gjashtë muaj burg, dhe ai kërkohej për disa krime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More