Policia e Kosovës arreston një shtetas të Shqipërisë, iu gjet një armë pa leje

Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast PKK Vërmicë gjatë punës policore ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë.

 

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (fiokën) para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë (7) fishekë te cal 7.62 mm.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.

“Përsoni i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.”

Related posts

Ryshfet me peshk, telefon dhe euro/ Gjykata lë në fuqi ndalimin për ish zv/ministren Rovena Voda

D V

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur, policia atyre u gjen drogë gjatë bastisjes

Redaksia

Policia vazhdon të dënojë shoferët që shkelin rregullat e komunikacionit, bazuar në video-dëshmitë e qytetarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com