Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Policia e Kosovës pranoi një donacion prej 15 veturave nga Gjermania

Zhurnal Ads

Policia Federale e Gjermanisë sot në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës dhuroi 15 vetura për Policinë Kufitare të Kosovës.

Pranim dorëzimi i këtij donacioni u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.

Mehmeti theksoi se ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.

Si shumë të rëndësishëm këtë donacion e ka cilësuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës e në veçanti për Policinë Kufitare.

“Pesëmbëdhjetë automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit Duster nga prodhuesi Dacia, veturë kjo e cila dallohet për multi-funksionalitetin teknologjik, ashtu sikurse për qasjen e mirë në terrene të ndryshme pavarësisht vështirësisë, e që janë të nevojshme për Policinë Kufitare”, thuhet në njoftim.

Mehmeti, falënderoi ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kosova kërkon nga Italia që t’i ndihmojë në sigurimin e shpejtë të vaksinës antiCOVID-19

S.B.

Serbia nuk respekton pikat e marrëveshjes së Washingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës

S.B.

Shkon në 14 numri i familjeve që janë evakuuar pas vërshimeve në Drenas

S.B.

Sindikata e Policisë paralajmëron masa nëse nuk ju merren parasysh kërkesat

S.B.

Kamenicë, 5 anëtarë të një familje vdesin si pasojë e Covid-19

T E

Marigona Gecit i ndalet fjala në Kuvend: “Dy zyrtarë të PDK-së dyshohen për vrasje të pasluftës”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...