Policia e Kosovës pranon një donacion nga SHBA-të, që ndihmojnë në zbulimin e substancave të rrezikshme

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP dhe EXBS.

 

Pranim- dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti si dhe  Shawn Waddoups Drejtor i INL.

“Ky donacion i pranuar sot me pajisje të avancuara dhe shumë të sofistikuara do të mbështetë Policinë e Kosovës në luftimin e shumë dukurive negative në kohë reale si dhe zbulimin dhe praninë e substancave të rrezikshme si eksplozivë dhe lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se “donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane dhe INL për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore”.

Related posts

Ngjarjet në veri të Kosovës, jehonë në mediat ndërkombëtare

D V

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u vaksinuan mbi 6 mijë qytetarë

N E

Rritet interesimi për vaksinën AstraZeneca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More