Policia e Maqedonisë zbulon 19 testime të falsifikuara gjatë një kontrolli në autobus

Shkup, 9 tetor – Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë gjatë një kontrolli të një autobusi që ka udhëtuar për në Gjermani, ka zbuluar 19 testime të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit, nga gjithsej 50 udhëtarë që janë transportuar, 19 prej tyre janë zbuluar 19 PCR teste të falsifikuara”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se pas kontrolleve është vërtetuar se bëhet fjalë për teste të falsifikuara që janë marrë nga një person nga Strumica me çmim prej 1.000 denarë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresat adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related posts

Shpërndanin sasi të mëdha droge në Romë/ Shkatërrohet banda kriminale, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

D V

Mbi 200 shkelje në trafik në Shkup, 118 për vozitje të shpejtë

D V

Kim: Ndihma e SHBA e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More