Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Policia e Shkupit për 20 ditë ngriti 48 kallëzime penale për mosrespektim të orës policore

Shkup, 30 mars – Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup përmes njësive të tij organizative kompetente në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ngriti gjithsej 48 kallëzime penale dhe dy raportime kundër 55 personave, për shkak të dyshimeve se kanë kryer 55 vepra penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal, informojnë nga MPB-ja.

“Njëherësh, në periudhën prej 10.03.2021 deri 29.03.2021 ata kanë lëvizur pa leje për lëvizje gjatë ndalesës për lëvizje prej orës 22:00 deri në orën 5:00. Njëherësh, për grupime të konstatuara të personave në vende publike ose në festa shtëpiake, në kundërshtim me masat e miratuara, si dhe grupime në objekte hotelierike ose qëndrimit aty pas orarit të punës, në kundërshtim me protokollet e vendosura, ndërsa të cilat janë konstatuar në tremujorin e parë të vitit 2021, deri më 29.3. 2021 në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup janë dorëzuar edhe gjithsej 19 kallëzime penale kundër 45 personave fizikë dhe juridikë”, njoftuan nga policia e Shkupit.

Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë ndalesat për lëvizje dhe t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Kovid-19.

Postime të ngjashme

Taravari pyet qytetarët “Kë do të zgjedhësh?”, kandidatin e ASH-Alternativa, apo të LSDM-së?

R Zh

Taki Fiti: Në kohë recesioni, taksat nuk duhet të rriten

R Zh

Dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, e vizitoi Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”

R Zh

Janeva padit Ruskovska për shpifje, prokurorja Trajçeva nuk u paraqit për të dëshmuar

R Zh

Ministria e Financave nesër do të propozojë zvogëlimin e TVSH-së prej 18% në 5% për rrymën elektrike

R Zh

Ahmeti: Çështje ditësh kur do ti bëjmë publike emrat e kandidatëve për lokalet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...