Me përfundimin e garës për drejtuesit e Policisë në qarqe, Policia e Shtetit ka bërë publike listën me 43 emra të zyrtarëve të policisë që konkurrojnë për drejtor qarqesh.
Mbështetur në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit, në Policinë e Shtetit”, si dhe në pikën 10 të urdhrit nr.1400, datë 21.10.2024, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin drejtor vendor i policisë, në Policinë e Shtetit”, njoftojmë se:
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore, në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bën publike listën emërore, sipas rendit alfabetik, të punonjësve të Policisë që kanë shprehur interesin për të konkurruar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore”, në Policinë e Shtetit.