Covid 19 Maqedoni

Policia e Tetovës në takim me pronarët e objekteve hotelerike, kërkon zbatimin e masave për parandalimin e Covid-19

Zhurnal Ads

Tetovë, 15 shtator, zhurnal.mk – Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë sot ka filluar me një seri takimesh parandaluese-informuese, me pronarët e objekteve hotelerike nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit, të udhëhequr nga Njësiti i Parandalimit.

Nga SPB Tetovë thonë se brenda këtyre takimeve, të cilat do të mbulojnë mbi 30 objekte hotelierike, zyrtarët e policisë do t’u tregojnë pronarëve të lokaleve nevojën për zbatim të qëndrueshëm dhe respektimin e plotë të vendimeve të qeverisë, në lidhje me mbrojtjen kundër përhapjes së coronavirusit.

“Për më tepër, domosdoshmëria e veprimit të detyrueshëm sipas protokolleve të përcaktuara për punë, veçanërisht kur organizohen manifestime, ahengje dhe ngjarje të tjera. Në këto takime, pronarët e objekteve hotelerike ku organizohen më shpesh ngjarje të tilla, do të njihen më nga afër me implikimet ligjore, nëse nuk veprojnë në përputhje me standardet dhe kriteret e parashikuara ligjërisht dhe mbi të gjitha nëse në ambiente organizohen dasma apo festime të tjera familjare me një numër më të madh të mysafirëve të pranishëm”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Më tej ata shtojnë se aktivitetet parandaluese do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji dhe qëllimi i tyre është që edhe një herë të informojnë menaxhuesit e objekteve hotelerike se, si të sillen praktikisht dhe çfarë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kur bëhet fjalë për parandalimin e Covid-19.

Postime të ngjashme

Dimitrov: Po bëjmë të pamundurën që të mbajmë konferencën e parë me BE

T E

Gjykata Apelit në Manastir nuk pranon garancën prej 30 mijë euro për vëllezërit Useini

Z H

Këndet e lojërave të kënaqura nga protokollet e miratuara me të cilat sërish do të fillojnë me punë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...