Policia financiare kreu kontrolle në 75 kompani për kontroll teknik

Shkup, 24 shtator – Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “mashtrim në shërbim”, Drejtoria e policisë financiare në periudhën prej marsit deri në gusht të këtij viti kreu kontrolle në gjithsej 75 subjekte juridike, të regjistruara për ushtri të veprimtarisë “kontroll teknik të çfarëdo lloji të automjeteve motorizuese”, të cilat mjetet e paguara në bazë të taksës komunale, ekologjike dhe rrugore, nuk I kanë paguar në llogari të institucioneve shtetërore, organizatave dhe shoqatave, informoi sot drejtori I Drejtorisë për polici financiare, Arafat Muaremi.

Nga kontrollet e kryera u konstatua se pers0nat përgjegjës, në subjektet juridike për kryerje të kontrollit teknik, nuk I kanë paguar obligimet ligjore për pagesë në emër dhe në llogari të institucioneve shtetërore, organizatave dhe shoqatave, në bazë të taksës komunale, ekologjike dhe rrugore, kompensim për Kryqin e Kuq, si dhe kompensim ndaj Buxhetit të shtetit.

“Mjetet ato I kanë mbajtur në llogaritë dhe në dobi të subjekteve afariste, përmes të cilave e kryejnë veprimtarinë. Shuma e mjeteve në të holla, të cilat nga ana e subjekteve juridike për kontroll teknik, ishin paguar nga subjektet juridike dhe fizike gjatë regjistrimit të automjeteve motorizuese, fare nuk është paguar në llogari të institucioneve adekuate shtetërore, me çka ishte shkaktuar dëm I përgjithshëm në buxhetin e këtyre institucioneve dhe organizatave në shumë prej mbi 189 milionë denarë”, deklaroi Muaremi.

Kontrollet teknike, sqaroi ai, krahas faktit që I kanë paguar në emër të institucioneve të tjera shtetërore, organizatave dhe shoqatave nga persona juridik dhe fizik, ato mjete në vend se t’I paguajnë në llogari të institucioneve shtetërore, I kanë mbajtur në llogaritë  e veta.

“Pas intervenimit të kryer nga Drejtoria për polici financiare, një pjesë e madhe e subjekteve juridike për kontroll teknik kryen pagesë të mjeteve në të[ holla në shumë të përgjithshme prej mbi 85 milionë denarë në llogari buxhetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e gjithashtu, për një pjesë të mjeteve të papaguara monetare në vlerë prej 14,9 milionë denarë janë bërë marrëveshje për pagesë në këste”, deklaroi Muaremi. 

Related posts

MPB deklarohet pas alarmit nga ambasada e SHBA-ve

Redaksia

Shaqiri: Reforma në administratën shtetërore drejt fazës përfundimtare

D V

Deri tani 185.450 të diagnostifikuar me kovid

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More