Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Policia franceze shkatërron me forcë një kamp emigrantësh

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve në Paris, duke u përplasur me emigrantët dhe aktivistët.

Policia u përball me akuza për përdorim “skandaloz” të forcës së tepruar. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, shkroi në Twitter se disa nga skenat ishin “tronditëse” dhe urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë mbi veprimet e tyre.

Emigrantët e pastrehë thonë se janë të detyruar të jetojnë në rrugë.

“Ata janë shumë të dhunshëm”, u ankua Shahbuddin, një migrant nga Afganistani, 34-vjeçar, që u citua nga agjencia e lajmeve AFP.

Kampi i ri u shfaq një javë pasi policia kishte shkatërruar një kamp më të madh, të paligjshëm të emigrantëve, pranë stadiumit kombëtar francez në Parisin verior.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka miratuar një politikë të ashpër ndaj emigrantëve të parregullt, shumë prej të cilëve, përmes Francës e shohin destinacionin e tyre përfundimtar – Mbretërinë e Bashkuar.

Vendet evropiane që nga viti 2015 janë përballur me rritje të numrit të emigrantëve kryesisht për shkak të luftës në Siri dhe konflikte të tjera. Shumë azilkërkues ende jetojnë në kushte të pasigurta në Evropë, të pastrehë dhe të papunë.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...