Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Policia gjen si zgjidhje postblloqet për të prangosur vrasësit

Zhurnal Ads

Atentate me eksploziv në limitet e një akti terrorist, ekzekutime mafioze e deri te vrasje me thikë apo dhe ato për motive banale kanë tronditur kohët e fundit opinionin publik, ndërsa policia për të ndalur këtë valë krimi ngre postblloqe.

Përgjatë ditëve të fundit janë ngritur një sërë pikash kontrolli, ku janë organizuar 86 të tilla dhe janë arrestuar 22 persona. Preng Gjini i mbijetoi një atentati me eksploziv të kontrolluar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ndërsa makina e 50- vjeçarit u hodh në erë në një moment kur në zonë kishte mjaft lëvizje qytetarësh.

Mes tyre mbetën të lënduar një 14-vjeçar dhe një qytetar italian. Ndonëse policia tha se kemi të bëjmë me hakmarrje dhe më konkretisht për prishje të pazareve të drogës mes fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

As 24 orë më pas në Bradashesh të Elbasanit në një ekzekutim tipik mafioz vritet vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela. Ai po pinte kafe kur tre persona të armatosur e qëlluan për vdekje në brendësi të lokalit.

Pas hetimit të Prokurorisë u konkludua se viktima nuk kishte asnjë konflikt me persona të tjerë, ndërsa vrasja është bërë vetëm për shkak të vëllait të tij. Talo Çela kërkohet nga drejtësia shqiptare si i përfshirë në grabitjen e Rinasit por edhe në vrasje.

Sërish një ditë më pas në Durrës sherri banal mes disa të rinjve përfundoi me vrasjen e një 39-vjeçari. Sipas policisë konflikti nisi se përse viktima po shihte një prej autorëve ndërsa në pranga ranë 5 persona. Nuk do të kalonte shumë dhe një tjetër krim i rëndë u regjistrua në qytetin bregdetar. Një shofer furgoni i linjës së plazhit u gjet i vdekur nga plagët e thikës. Policia identifikoi autorin ndërsa ende nuk ka arritur ta arrestojë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“108 vite më parë u bëmë bashkë”, Kryemadhi: Sot të bashkohemi për të ndalur shpopullimin dhe varfërinë

S.B.

65-vjeçari me COVID u hodh nga kati i katërt i spitalit, flet mjekja: Po trajtohej edhe për …

admin

Naftëtarët pranojnë ofertën e kryeministrit/ Rama: Brenda 48 orësh do takohemi për të kaluar në veprim

S.B.

Rama bën bilancin e Vettingut: Mund të jemi optimistë! Më shumë të larguar e shkarkuar se të konfirmuar, do përgjigjen para drejtësisë

S.B.

Sot në Berlin, Edi Rama takon Angela Merkelin

admin

Përmbytje në Shkodër, shkarkohen hidrocentralet

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...