Policia e Kosovës, në Zveçan ka pranuar informacion se në një vend mund të ketë armë pa leje.
Pas daljes në vendin e dyshuar, u gjetën uniforma kamuflazhi, helmetë, pesë karikatorë të mbushur me fishekë.
Veton Elshani, zëvendëskomandat i Policisë Rajonale në Veri, ka konfirmuar se janë gjetur edhe disa uniforma që mbajnë armë.
“Kemi hasë në radiolidhje që besojmë që është e Policisë më herët që ka qenë funksionale. Ne konsiderojmë që ato janë mbetje të rastit të Bajnskës apo të dyshimtëve të rastit të Banjskës, mirëpo kjo mbetet tash me u hetu” – deklaroi Elashni para mediave.
Ai ka konfirmuar para mediave se mjetet e gjetura kanë qenë në një rimorkio.
Policia e Kosovës konsideron se rimorkio është pronë e një personi që dyshohet për përfshirje në rastin e sulmit në Banjskë dhe është në kërkim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
“Aty nuk ka banues, mirëpo konsiderojmë që e dijmë të dyshimtin dhe tash vazhdojmë me procedura të tjera” – tha tutje Elshani.
