Agjencia Zhurnal.mk

Policia gjermane vret sulmuesin që tentoi t’i therte policët

Policia gjermane e ka qëlluar për vdekje një burrë që kishte tentuar t’i therte me thikë disa policë në qytetin Gelsenkirchen, i cili shtrihet në perëndim të vendit, afër Dortmundit.

Personi i dyshuar fillimisht e sulmoi një veturë të policisë me një objekt dhe më pas u përpoq t’i sulmonte me thikë disa policë që ishin duke qëndruar afër veturës.

Ai e mbante një thikë pas shpinës dhe refuzonte të bashkëpunonte me policët.

Sulmuesi ishte me prejardhje turke. Ai u paralajmërua nga policia që ta ndërpriste sulmin para se të qëllohej, por kishte refuzuar.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania e ka ngritur nivelin e alarmit për sulme të mundshme terroriste.

Ky incident ndodhi vetëm disa orë pasi policia në Francë e plagosi një person që ishte përpjekur t’i sulmonte policët me thikë.

Zyra e prokurorit lokal tha se burri ishte në listën e personave nën përcjellje për lidhje me grupet militante, shkruan “BBC”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...