Policia gjobiti 271 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

nga D V

Shkup, 11 prill – Në kuadër të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, policia dje gjobiti 271 shoferë, njoftoi MPB-ja.

 Prej tyre 19 kanë drejtuar me automjetin e tyre me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa katër me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 78 shoferë  e kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 193 jashtë qytetit.

 Siç paralajmërojnë nga MPB-ja, kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U apelojnë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit për një kontribut të përbashkët për rrugë më të sigurta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More