Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.
Sipas njoftimit arrestimi i tij ka ndodhur të martën rreth orës 23:20.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.