Policia e Kosovës mëngjesin e së dielës ka arrestuar dy persona në Klinë, të dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve’, ‘pёrdorim i armёs’
Deri te arrestimi i tyre ka ardhur pas pranimit të informatës për të shtëna me armë në fshatin Dollc.
“Policia menjëherë ka shkuar nё atё loakcion dhe kanё indetifikuar vendin e ngjarjes ku gjatё bisedёs me tё dyshuarin i njëjti nuk ka pranuar se ka shtёnё me armё”, ka njoftuar policia.
Pas kontrollit nga Policia janё gjetur disa gёzhoja, e mё pas janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё automatike AK47, njё karikator i tё njëjtёs armё, njёqind e tetёdhjetё e tre (183) fishekë kal: 7.62×39, gjashtё gёzhoja kal:7.62×39.
Nё vazhdën e hetimve nga hetuesit e Stacionit Policor Klinё, nё tё njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё mortajё dore 69/40, njё karikator i AK47, tridhjetё e katёr fishekё 7.62×39 dhe nёntё fishekë kalibër i panjohur.
Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё.