Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Policia jep detaje për rastin në Vushtrri, thotë se dy vajzat reaguan dhunshëm

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth rastit ku shihen dy pjesëtarë të PK-së duke ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave në Vushtrri.

Policia bën të ditur se derisa zyrtarët policorë ishin duke patrulluar kanë vërejtur një veturë e cila kishte bllokuar rrugën, pas kësaj kishin kërkuar që vetura të largohet kurse dy vajzat kanë reaguar dhunshëm, transmeton Telegrafi.

“Një mashkull kosovar dhe një femër kosovare zyrtar policor deri sa ishin duke patrulluar kishin vërejtur një veturë që ishte ndalur dhe për shkak të bllokadës së rrugës kanë kërkuar që vetura të largohet. Dy femra kosovare dhunshëm kanë reaguar ndaj zyrtarëve policor dhe të njëjtat kanë refuzuar të identifikohen. Lidhur me rastin është marr edhe Inspektorati Policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Telegrafi gjatë ditës së martë ka publikuar edhe video ku shihen pjesëtarët duke ushtruar dhunë, pas videos së publikuar ka reaguar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ku ka marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policorë.

Postime të ngjashme

Hoti në takim me Zemajn e Krasniqin: Të respektohen masat anti-COVID

S.B.

Mbajtja e krerëve të UÇK-së në Hagë dëshmi që ende s’ka përfunduar sakrifica për liri

S.B.

Dy në shtëpi, e gjashtë në vendin e punës, detaje nga arrestimi i policëve të Kosovës

S.B.

Sot përfundon afati për ankesa në PZAP, deri më tani janë dorëzuar 18 sosh

S.B.

”Adem Jashari kishte mundësi të shpëtonte”, veterani i UÇK-së kujton sulmin e 5 marsit 1998

S.B.

23 vjet nga rënia e Jasharëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...