Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni TOP LAJM

Policia ka arrestuar personin i cili në Tik Tok ka publikuar video të një fëmije duke shtënë me armë

Tetovë, 2 janar – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ndaluar në Stacion Policor 39 vjeçarin A.Xh nga Bogovina, për shkak të dyshimit se i njëjti në rrjetin social “Tik-Tok” ka publikuar një video, ku shihet se si mësohet një fëmijë i mitur të gjuajë me armë zjarri, ndërsa atij i ndihmojnë dy persona.

“Sot në orën 20:00 zyrtar policor kanë privuar nga liria A.Xh (39). Ai është arrestuar në repartin policor në Kamjanë dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe më pas do të ngritet parashtresë adekuate ‘përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese”, kanë njoftuar nga MPB, përcjell SHENJA.

Për rastin, thonë nga MPB është e njoftuar edhe Qendra për punë sociale e cila do të merr masa adekuate në bazë të kompetencave të tyre.

Postime të ngjashme

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

Tërmeti prej 5.5 shkallëve në Greqi, u ndje edhe tek ne

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...