Shkup, 23 janar – Ministria e Mjedisit njofton se në përputhje me “Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për Sezonin e Ngrohjes 2024 – 2025” dhe obligimet që rrjedhin nga i njëjti, Policia Rrugore dhe Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor e Ministrisë së Brendshme kanë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit.
“Në raportin e dorëzuar në Grupin punues për ajër të pastër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në periudhën prej 13.12.2024 deri më 13.01.2025, janë kontrolluar gjithsej 6984 automjete në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir, Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë.
Në Shkup kontrolle u janë bërë 562 automjeteve, 367 në Tetovë, 1564 në Ohër, 993 në Manastir, 546 në Veles, 540 në Kumanovë, 1338 në Shtip, 498 në Strumicë, dhe 576 nga Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Nga atje shtojnë se për zbatimin e kësaj mase nga Plani i Veprimit, Policia Rrugore dhe Njësia Lëvizëse e Sigurisë në Trafikun Rrugor ka angazhuar gjithsej 1192 punonjës.