Agjencia Zhurnal.mk

Policia ka një njoftim rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë për lëvizje

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nuk komenton apo interpreton asnjë vendim nga institucionet, duke iu referuar kështu, Qeverisë dhe Presidencës.

Tutje, në njoftim thuhet se Policia referuar situatës dhe rrethanave ka hartuar urdhrin operativ të cilin  tanimë e ka në implementim.

“Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara në vendin tonë nga pandemia, coronavirusi COVID-19, me kohë ka hartuar urdhrin operativ të cilin  tanimë e ka në implementim, ku të gjitha aktivitetet dhe masat i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave të harmonizuara sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjithashtu, në njoftim është bërë e ditur se policia koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

“Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim, Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton. Njëkohësisht Policia e Kosovës, koordinon aktivitetet e saja me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”përfundon komunikata e policisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...