Policia kap sulmuesin e aktorit të Bollywoodit

nga Xh M

Sulmuesi i yllit të Bollywood-it, Saif Ali Khan, është arrestuar nga Policia e Mumbait, raportoi Times of India.

Ngjarja tronditëse e detyroi aktorin të hyjë në operacion për të hequr një thikë gati 5 centimetra dhe për të riparuar dëmtimet në shtyllën kurrizore.

Ndërkohë që Ali Khan tani është jashtë rrezikut dhe po shërohet, motivi i sulmuesit mbetet ende i paqartë.

Raportet fillestare të policisë sugjerojnë një tentativë vjedhjeje që ka shkuar keq, por hetimi vazhdon.

Theret aktori i njohur i Bollywoodit pas përleshjes me hajnin që iu fut në shtëpi

Aktori i famshëm i Bollywoodit, Saif Ali Khan, i është nënshtruar operimit dhe është jashtë rrezikut për jetë pasi është therur në shtëpinë e tij.

Sulmi ndodhi të enjten në mëngjes në shtëpinë në një lagje të pasur në Mumbai.

Policia ka thënë se aktori pësoi lëndime pasi u përlesh me një hajdut që i kishte hyrë në shtëpi pas mesnate.

“Khan ka dalë nga operimi dhe është jashtë rrezikut. Aktualisht është në shërim dhe mjekët po e monitorojnë progresin”, ka thënë ekipi i Khanit.

Khan është i martuar me yllin e Bollywoodit, Kareena Kapoor Khan, dhe çifti ka dy fëmijë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More