Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Policia konfiskon 28 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar rreth 28 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë në Vërmicë.

Policia bën të ditur se ditën e enjte (26 nëntor) ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët pasi kanë vërejtur policinë kanë lënë çantat me substancat narkotike, transmeton Telegrafi.

“Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi i kane vërejtur policinë kane lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti antidroge i DHTN Prizren të cilët kane gjetur dhe konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogram e 686.8 gram”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

189 kundërvajtje në komunikacion, 58 për tejkalim shpejtësie

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...