Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Policia konfiskon rreth 100 kilogramë marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”

Shkup, 21 dhjetor, zhurnal.mk – Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka konfiskuar 102 paketime me marihuanë, në kalimin kufitar “Novo Sellë”.

Siç informojnë nga MPB, në dalje të RMV-së, gjatë kontrollit të automjetit transportues “MAN” me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga një shtetas bullgar, janë gjetur 102 paketime me mearihuanë, të fshehura në një bunker të bërë special.

“Nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armëve dhe substanca të rrezikshme nga liria privuan A.K.K. (48), nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëshimi i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve. Droga e gjetur nga ana e ekipit mobil dhe Drejtoria Doganore iu dorëzua SPB Strumicë për procedurë të mëtejshme dhe personi u arrestua në stacionin policor dhe gjatë ditës së sotme do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund nga MPB thonë se me këtë, është parandaluar edhe një përpjekje për transport ndërkombëtar të drogës.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...