Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Policia largon para Qeverisë protestuesit kundër çmimit të lartë të rrymës elektrike

Zhurnal Ads

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Protestë para Qeverisë për kërkesën lidhur me uljen e TVSH-së në faturat e energjisë elektrike. Pasi dhjetëra qytetarë, përfaqësues të nismës qytetare “Mjaft më” u ndalën para godinës së Qeverisë me parulla, reagoi policia. Ata nuk u lejuan të jepnin deklarata për mediat përpara Qeverisë. Aktivistët thanë se e kishin paraqitur protestën në mënyrë të rregullt në polici, por policia nuk u tërhoq nga qëllimet e veta, kështu që erdhi deri në përplasje.

“Ne më pas mund t’ua hapim e-mailin që të shihni edhe vetë se u kemi dërguar dy e-maila.”-tha Krenar Osmani nga nisma “Mjaft më”

Nisma “Mjaft më” shprehet e revoltuar nga autoritetet ku vetë kryeministri Zaev premtoi se do t’i ndjekë direktivat evropiane dhe se do ta ulë TVSH-në nga 18 në 5 %, deri më tani asgjë nga kjo nuk është realizuar.

Aktivistët sigurojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Kurse pas ngjarjes, policia dhe aktivistët u grindën sërish. Policia kërkoi të largohen parullat që aktivistët i lanë në shtyllat e betonit, pas së cilës ata zhvendosën shtizat e drejtuara kah ndërtesa e qeverisë. Por pasi u larguan, njëri nga policët i theu në mënyrë brutale.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Osmani: Jo vetëm Holanda por të gjitha vendet e BE-së na mbështesin përpos Bullgarisë

Z H

Nikollovski: E papërgjegjshme të flasësh për masa gjatë ditës dhe të protestosh në mbrëmje

T E

Gratë nga Shuto Orizarja bëhen me gjinekolog të ri

Z H

Edhe përkundër pandemisë, investitorët gjermanë planifikojnë investime të reja në Maqedoninë e Veriut

admin

758 raste të reja, 944 të shëruar dhe 26 të vdekur nga Covid 19

T E

LSDM: Lufta ndaj coronavirusit është e përbashkët

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...