Agjencia Zhurnal.mk

Policia me detaje shtesë për sulmin e policëve në Mitrovicë

Tre persona pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktimat dhe një i dyshuar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat dhe një i dyshuar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!