Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Policia me detaje shtesë rreth vrasjes së shumëfishtë në Pozhoran të Vitisë

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pozhoran të Vitisë. Një burrë atje ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e më pas edhe veten. Detaje rreth kësaj ngjarje tragjike, ka dhënë Policia e Kosovës,

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

“Fsh. Pozheran, Viti 30.12.2020-18:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë  e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion  ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raport.

Postime të ngjashme

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...