Agjencia Zhurnal.mk

Policia me dronë do të kujdeset për tifozët anglez

Të shtunën do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve. Këtë herë fatin për ta diskutuar trofeun e kompetcionit më të rëndësishëm për nga historia në Europë, do ta kenë dy skuadra angleze, Liverpuli dhe Totenhemi. Kjo është hera e dytë në histori që përsëritet një finale britanike, pas asaj të vitit 2008 mes Çellsit dhe Mançester Junajtedit.

Finalja këtë sezon është vendosur të luhet në shtëpinë e Atletiko Madrid, ‘Vanda Metropolitano’. Madridi do të jetë në qendrën e vëmendjes mbrëmjen e nesërme, ndërsa kryeqyteti spanjoll do të pushtohet nga tifozeria angleze. Mendohet se rreth 100 mijë britanikë do të zbarkojnë në Spanjë për finalen e madhe, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë. Ndërkohë, edhe forcat e policisë në Spanjë janë në detyrë teksa 4.700 forca policie do të jenë të angazhuara për të shmangur incidentet, teksa në ndihmë do t’iu vijnë edhe dronët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...