Agjencia Zhurnal.mk

Policia ndalon 100 persona të kthyer gjatë 15 ditëve të fundit nga Italia

Operacioni i Policisë së Shtetit dhe ushtrisë për ndalimin e personave që vijnë nga Italia, gjatë 14 ditëve të fundi, ka vetëm pak orë që ka nisur në gjithë vendin . Drejtori i Rendit Publik në Ministrinë e Brendshme, Albert Dervishi deklaroi se janë kapur rreth 100 persona që janë kthyer nga Italia gjatë ditëve të fundit dhe kanë qenë në lëvizje.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Dervishi tha se qytetarët që janë kthyer nga Italia janë ndaluar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe qytete të tjera.

Qeveria mori sot vendimin që të gjithë qytetarët që janë kthyer nga Italia gjatë dy javëve të fundit duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë dhe të mos jenë jashtë  banesës. Personat që nuk respektojnë këtë rregull, sipas vendimit të qeverisë, do të gjobiten me 5 mijë euro. Deklarata e qeverisë për këtë vendim u bë në orën 14:00. Ndërkohë në akset kryesore rrugore forcat e ushtrisë dhe policisë dolën morën detyrën rreth orës 16:00.  Numri i lartë i qytetarëve që nuk janë futur vetë në karantinë është mjaft shqetësues për përhapjen e koronavirusit.

Forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.
Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt policia do t’i gjobisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...