Policia ndalon Dejan Manaskovin në Ohër, dyshohet për sulm fizik

nga D. V.

Ish-lojtari i Përfaqësuese së Maqedonisë në Hendboll dhe anëtar i Eurofarm Pelister, Dejan Manaskov mbrëmë u ndalua pas ndeshjes kundër Ohrit.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht ndihmës trajnerin e ekipit kundërshtar Ohër, ekip që mposhti Eurofarm Pelister me rezultat 29:25.

“Më 14.12.2025 në orën 20:20, në SPB Ohër u ndalua D.M.(33) lojtar hendbolli nga Shkupi, anëtar i klubit të hendbollit nga Manastiri. Ai, pas përfundimit të ndeshjes së hendbollit që u zhvillua në sallën sportive “Biljanini Izvori” në Ohër, gjatë përshëndetjes së ndërsjellë të lojtarëve, fizikisht e ka sulmuar K.A. ndihmës trajner i klubit të hendbollit të Ohrit.

Pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të ngritet padi adekuate”, konfirmoi për AIM-n, Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More