Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Policia në Minsk përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Zhurnal Ads

Forcat e sigurisë në kryeqytetin bjellorus, Minsk, kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, por edhe kanë arrestuar pjesëmarrësit në protestën e sotme.   Protesta në Bjellorusi po organizohen për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në muajin gusht.  

Mijëra protestues po marrin pjesë në dy marshe që po mbahen paralelisht në Minsk, ku qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenkës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.   Policia po fut në furgone protestuesit që po arreston në kryeqytetin bjellorus.  

Forcat e sigurisë po ashtu kanë hedhur edhe bomba tymi, por edhe kanë shtënë në ajër si paralajmërim, për të shpërndarë turmat e njerëzve të mbledhur.   Në protestat që u organizuan një ditë më parë, dhjetëra persona u arrestuan, teksa gratë marshuan rrugëve të Minskut.  

Shumica e liderëve të opozitës janë arrestuar ose janë detyruar që të largohen nga vendi, përfshirë edhe kandidaten presidenciale Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila thotë se rezultatet zgjedhore janë manipuluar në favor të Lukashenkës. Ajo pretendon se është fituesja legjitime e zgjedhjeve të 9 gushtit.   Pas zgjedhjeve Svyatlana Tsikhanouskaya u largua në Lituani për shkak të kërcënimeve që pranoi.  

Ajo ka bërë thirrje për grevë mbarë kombëtare prej 26 tetorit, por forcat e sigurisë kanë filluar të kenë shtypje më brutale të protestave dhe ndaj disidentëve.   Lukashenka është në pushtet në Bjellorusi që 26 vjet. Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi nuk njihen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bosnja, Kroacia dhe Serbia me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus

admin

Turqia paralajmëron BE-në kundër “gjuhës së sanksioneve”

T E

Turqia dënon sulmet e Armenisë ndaj qytetit azerbajxhanas Ganja

admin

Tragjedi në Filipine, 7 persona humbin jetën në rrëzimi i helikopterit

Z H

Sllovakia nis testimet masive për koronavirus

T E

Pas Gjermanisë edhe Franca në karantinë nga Covid-19, Macron: Nga e premtja bllokim kombëtar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...