Policia në Prishtinë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

nga D V

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje grabitqare”, që ka ndodhur më 05.02.2024, në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More