Agjencia Zhurnal.mk

Policia nis hetimet ndaj kërcënuesve të prokurores Hajdari

Prishtinë, 11 janar – Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj kërcënimeve të cilat i ka paraqitur sot prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, të cilës i janë bërë nga disa qytetarë gjatë një interviste në një emision.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka treguar se prokurorja Hajdari është duke u intervistuar lidhur me rastin.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Tutje, ai ka bërë të ditur se “Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”.

Gazeta Insajderi gjatë ditë së sotme ka raportuar se Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari është kërcënuar pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku ishte e ftuar për vendim e Gjykatës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marr gjatë natës së mbrëshme nga një qytetarët, gjatë intervistat së saj ku po transmetohej live.

“Oj kuder se ski ti faj jo, po ne si popull se uduft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”. “Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marr Hajdari.

Për të gjitha këto kërcënime, prokurorja Hajdari i ka raportuar edhe në polici. Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vetë Hajdari.

Prokuroria, Drita Hajdari ishte prokurore në rastin “Pronto”, ku kishte akuzuar, Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.

Gjatë kësaj interviste Prokurorja ka treguar se pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, menjëherë filloi linçimi nga siç i quajti ajo shërbëtorët e klanit “Pronto”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...