Agjencia Zhurnal.mk

Policia parandaloi hyrjen ilegale të 252 emigrantëve

Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Si pjesë e operacionit “Refleksi”, nëpunësit e policisë nga disa njësi organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme parandaluan hyrjen e 252 migrantëve përgjatë kufirit me Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë dhe brenda, në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Njoftimi i sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme kujton edhe ditën e djeshme kur u arrestua edhe një grup i organizuar kriminal me 12 anëtarë për kontrabandë me emigrantë.

MPB, nënvizohet, edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojë me masat dhe aktivitetet për parandalimin e hyrjes ilegale në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...