Agjencia Zhurnal.mk

Policia parashtroi kallëzim penal për Lupço Palevski

Shkup, 21 maj – Policia i shkroi kallëzim penal biznesmenit të Shkupit Lupço Palevski për lëshimin e “bombave” në altoparlantë në Prilep. Kallëzim penal përveç ish-zyrtarit të lartë të LSDM-së nga Shkupi, morën edhe tre persona të tjerë. MPB-ja ka dorëzuar në Prokurorinë e Prilepit kallëzim për “Përgjim të paautorizuar dhe regjistrim zanor”.

“Më 4 prill të këtij viti në Prilep është mbajtur një tubim i paparalajmëruar protestues në organizim të lëvizjes “Bojkotoj”. I akuzuari i parë ka mbajtur fjalim kur në një moment ka kërkuar nga i akuzuari i dytë që të lëshojë në kompjuter laptop, i cili ka qenë i lidhur me zërim, regjistrim zanor nga biseda mes dy personave, me siguri përmes telefonit, për të cilën ekziston bazë dyshimi se është regjistruar në mënyrë të paautorizuar. Regjistrimi i dytë audio, nga ana e të akuzuarit të parë është lëshuar si vijon në mënyrë të njëjtë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga të dyshuarit janë marrë telefona celularë, kartela memorie, USB që policia tashmë është duke i analizuar. Për kallëzimin penal përmes Facebook-ut reagoi Palevski.

Shkëlqyeshëm, kam marrë kallëzim penal sipas Kodit penal, e jo sipas ligjit të miratuar më vonë për bombat. Legjitime, pa marrë parasysh se është e gabuar, do të merremi vesh në gjykatë – u shpreh Lupço Palevski, i dyshuar.

Kjo nuk është hera e parë që Lupço Palevski të ndërlidhet me bisedat e përgjuara në mënyrë të paligjshme. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dy vite më parë, PSP-ja mori dëshmi elektronike. Menjëherë më pas vijoi bastisja te gjykatësi Vlladimir Pançevski. Gjykata konsideronte se me bastisjen plotësuese te Pançevski do të sigurohen dëshmi për rastin me bisedat e përgjuara që janë marrë te Palevski. Biznesmeni i Shkupit një kohë ishte njeriu i parë i organizatës së qytetit i LSDM-së, por i ngriu raportet me partinë pas zgjedhjeve lokale në vitin 2000 kur u zu me liderin e atëhershëm Branko Cërvenkovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...