Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Policia për një muaj e gjysmë ka konfiskuar 22 automjete në Tetovë

Tetovë, 8 shkurt – Pasi hynë në fuqi ndryshimet në Ligjin për sigurinë e trafikut rrugor  në dhjetor për shkak të regjistrimit të skaduar në rajonin e Tetovës, policia ka konfiskuar 22 automjete, njofton SPB Tetovë.

“Automjetet konfiskohen për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se gjashtë muaj. Gjithsej 22 automjete janë konfiskuar përkohësisht në rajonin e Tetovës, si dhe një automjet për shkak të zhurmës. Automjetet do të mbahen për 90 ditë, ndërsa për pronarët e tyre do të ngrihen kallëzime”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga dje në orën 20:00 deri në orën 2:00 pas mesnate, gjatë një kontrolli për ngarje nën ndikimin e alkoolit, pesë shoferë u përjashtuan nga trafiku, u janë marrë përkohësisht patentat e shoferit dhe u janë përgatitur kallëzime përkatëse. Gjatë kontrollit, janë shqiptuar gjoba edhe për 18 lloje të tjera të kundërvajtjeve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...